Agjent i shitjes
Jemi në kërkim të një Agjenti Shitjeje, i cili është dinamik dhe me aftësi të larta të komunikimit verbal dhe të shkruar, dhe i aftë për të nxjerë maksimumin nga mundësitë për shitje. Kompania ynë ofron shërbime të ndryshme në fushën e IT’së dhe Marketingut, dhe së fundmi kemi lansuar produktin “Conome” që ne besojmë se do tju kursen shumë kohë dhe mund klientëve tanë të rinj.
ÇFARË DO BËNI:
- Ju jeni vija e parë e kompanisë me klientët dhe partnerët e rinj.
- Qasje pozitive ndaj klientëve dhe partnerëve
- Përgjigjuni pyetjeve rreth produkteve dhe shitjeve përmes thirrjeve telefonike ose “chat” kanaleve
- Mbani klientët aktual dhe risni shitjet e produkteve dhe shërbimeve
- Kryeni negociata me klientët dhe arrini në një përfundim të suksesshëm si nga perspektiva e biznesit ashtu edhe nga ajo e konsumatorit
- Krijoni përvoja dhe marrëdhënie të rehatshme, informuese dhe pozitive, dhe rekomandoni produktet nga të cilat klienti ka përfitim
- Arrini apo tejkaloni performancat e caktuara
I KENI AFTËSITË?
- Nuk keni frikë nga tregu i shitjes
- Minimum një viti në një rol të shitjes
- Aftësi për t'u angazhuar me klientët në mënyrë efektive
- Aftësi për të zhvilluar marrëdhënie me çdo klient, në mënyrë që të kuptoni pyetjet / çështjet e tyre dhe të siguroni ndihmë të individualizuar, që tejkalon pritjet
- Vetë-ndërgjegjësimi dhe vetë-motivimi, me një dëshirë të fortë për tu përmirësuar vazhdimisht përmes ndjekjes se trainimeve
- Aftësi e provuar për të ofruar vazhdimisht shitje të shkëlqyera dhe shërbim ndaj klientit
- Duhet të jeni teknikisht i zgjuar dhe të tregoni aftësi në PC
NE OFROJMË:
- Rrogë filletare bazë dhe përqindje në çdo shitje